Ajdareviç dhe Qaka “prezantohen” me këngë, kalojnë klasën përpara grupit!

0

 

Jo vetëm lojtarët, edhe drejtori i marrëdhënieve me publikun, Gerti Çarçani “sfidon” Tosin me…Valbona Memën dhe “Tate du fuston”

Me këngë dhe valle… Ndoshta, duke qenë ballkanas, muzikën dhe kostumet i kemi pjesë të pandashme të jetës dhe, për të respektuar këtë traditë, edhe kombëtarja e Shqipërisë apo futbollitët e saj, shpesh në grumbullime, por jo vetëm, këndojnë dhe kërcejnë nën ritmet e këngëave shqiptare, patriotike dhe jo vetëm. Por, ky “rregull” ose “skemë” është futur në grup dhe nuk ka dalë më.

Madje, stafi dhe lojtarët kanë vendosur që çdo afrim i ri, përpara se të nisë stërvitjen, duhet të këndojë, qoftë edhe një strofë, të një kënge, shqiptare ose të huaj. Dhe, këtë herë, radha ka qenë e Astrit Ajdareviçit që vjen nga AEK-u i Greqisë, por edhe i Kamer Qakës, që vjen nga Politeknika Iashi në Rumani.

Fatos Kademi fiton duartrokitjet e te gjitheve pas “Tate du Fuston”

Të dy të rritur nga familje emigrantësh por që me shqipen ia dalin mjaft mirë. Dhe, pas Ajdareviçit, edhe Qaka ka kaluar “klasën” përpara grupit.  Megjithatë, Ajdareviç zgjodhi Ajdareviç zgjodhi një këngë rrok të viteve 60-të të titulluar “I Got Sunshine” e kënduar nga grupi amerikan “Temptations”.

Ndërkaq, këngët nuk janë ndalur vetëm në rang futbollistësh, por kanë prekur edhe përgjegjësin e bazës materiale, Fatos Kademin, dhe drejtorin e marrëdhënieve me publikun, Gerti Çarçani, që ka sfiduar pikërisht “Tosin” me këngën tiranase “Tate du Fuston” të Valbona Memës. Por, duartrokitjet më të mëdha i mori “Tosi”, që fitoi këtë sfidë…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.