“Air Albania” pushtohet nga festa kuqeblu pas 120 minutave, Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë dhe prek Europën

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit. “Air Albania” pushtohet nga festa kuqeblu pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Janë dashur 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesin e këtij trofeu, i cili në fund përfundon në duart e Vllaznisë.

Laçi kaloi i pari në avantazh, teksa në minutën e 4-t, Guindo shtang Zogoviçin me golin e tij. Megjithatë kuqeblutë nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe kërkuan me ngulm golin, i cili erdhi në minutën e 17. Latifi u tregua i jashtëzakonshëm në krahë, nga ku dhuroi një asist perfekt për Hoxhajn. Ndërkohë goli i fitores do të vinte në minutën e 94-t, kur Adili shënoi një gol të çmendur nga distanca. Një sukses i madh ky për Vllaznië, që me këtë fitore siguron edhe një biletë për në Kupat e Europës, objektiv të cilin nuk e mbërriti dot përmes kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online