“Ai që vodhi zemrat e tifozëve”, në Çeki shkruajnë për Qazim Laçin: Jetoi në Greqi, por Shqipëria është kryesorja për të

Qazim Laçi u transferua mesin e sezonit të shkuar në radhët Spartës së Pragës, me të cilët fitoi titullin kampion dhe fitoi menjëherë zemrat e tifozëve. I palodhur në fushën e lojës, luftarak dhe gjithmonë entuziast, ishin këto cilësitë që e bënë të dallohej lehtësisht te tifozët. Nisur nga përballja me Kombëtaren shqiptare, mediat çeke kanë nisur të shkruajnë së tepërmi për Qazim Laçin.

“ISport.blesk.cz”, ka shkruar një artikull dedikuar mesfushorit shqiptar, të cikin e hap me titullin: “Ai që vodhi zemrat e të gjithë tifozëve, Laçi nuk do të zbresë në Eden për Shqipërinë”. Media në fjalë ka marrë edhe mendimin e kryeredaktorit të “Sport Ekspres”-it, Klaudio Ndrecës, në lidhje me 27-vjeçarin që po fiton gjithnjë e më shumë hapësira te Sparta e Pragës. Gjatë shkrimit tregohet edhe jeta e Laçit, i cili u rrit në Greqi, por i qendroi gjithmonë besnik Kombëtares së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online