“Ai është super i bindur për veten”, Hasenhuttl tregon aftësinë e veçantë të Brojës: Ka një ar.më që nuk e kanë shumë lojtarë

Armando Broja po i ka befasuar të gjithë me sezonin e tij të parë në Premier League, ku po shkëlqen me fanellën e Southampton-it. “Shenjtorët” kanë nisur negociatat me Chelsea-n për ta mbajtur sulmuesin shqiptar edhe përtej këtij sezoni, ndërsa sipas raportimeve nga Londra, Tuchel dëshiron ta shohë nga afër në verë rritjen e 20-vjeçarit, në mënyrë që të vendosë për të ardhmen e tij.

Kreu i pankinës së Southampton-it ka folur përsëri për Armando Brojën, duke qenë në të njëjtin mendim me homologun e tij te Chelsea, se lojtari shqiptar ka ende për të mësuar. Por nga ana tjetër thekson se Broja zotëron një ar.më që jo çdo lojtar e ka, pasi është i aftë edhe të shpikë golin nga hiçi.

“Thomas (Tuchel) ka absolutisht të drejtë, ai është një lojtar i ri që duhet të mësojë ende shumë. Ne përpiqemi t’i qetësojmë gjërat sepse nuk duam që ai të humbasë përqendrimin. Ai është super i bindur për veten e tij, ky nuk është kurrë problem për një sulmues. Por ai është një lojtar që mund të krijojë raste dhe të shënojë vetë gola. Kjo është një ar.më që nuk e kanë shumë lojtarë”, ka thënë Ralph Hasenhuttl./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online