Pavarësisht faktit se dëmtimet dhe mosha e kanë kufizuar për minutazhin në fushën e lojës, Zllatan Ibrahimoviç vazhdon të mbetet lideri i Milanit. “Kur ai flet, ne dëgjojmë“, kështu shprehet Teo Hernandezi për sulmuesin suedez. Mbrojtësi i kuqezinjve ka dhënë një intervistë për “L‘Equipe“, ku ka treguar më tepër rreth karakterit të Ibrahimoviçit.
“Ai është një “djalë i keq”! Por në mënyrën e duhur. Ai është një lu.ftëtar. Në stërvitje është i njëjtë, por është një djalë i mirë jashtë. Gjithmonë dëshiron të na ndihmojë, ai na jep këshilla. Dhe kur Zllatani flet, ne dëgjojmë”, është shprehur Teo Hernandez./Sport Ekspres/