Ahmataj: Për fat, nuk ishte ndeshja e fundit

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, ka mbetur i zhgënjyer nga rastet e shumta që skuadra e tij humbi ndaj Luftëtarit dhe e pranon që barazimi i sotëm prish shumë llogari, por nga ana tjetër i gëzohet faktit që ka ende ndeshje dhe kohë për të rregulluar renditjen.

“Po të ishte ndeshja e fundit, do ishte një barazim dramatik, por ka ende ndeshje dhe kemi kohë të arrijmë objektivin, duke rikuperuar pikët që lamë sot. Nuk ka pasur eufori pas barazimit në Durrës, skuadra ka dhënë maksimumin dhe ishte me këmbë në tokë, por nuk doli goli, as me penallti.

“Rastet e shumta të humbura? Mungoi Sebino Plaku, shënuesi më i mirë. Mungesa e tij ndikoi edhe psikologjikisht te skuadra, që nuk ishte e qetë.

“E kontrolluam mirë Luftëtarin, luajtëm me kujdes në prapavijë dhe bllokuam sulmuesit e Luftëtarit, por nuk bëmë si duhej detyrën në sulm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *