Ahmataj: Nuk ka mbaruar asgjë, me Laçin tjetër finale

Trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, është i lumtur për fitoren ndaj Flamurtarit, aq më shumë që nga Tirana erdhi lajmi se Vllaznia u mund. Megjithatë, ndonëse është shumë pranë mbijetesës, Kamza do të luftojë vetëm për fitore ndaj Laçit, për të festuar mbijetesën.

“Kishim presion dhe tensioni ishte i madh, ndaj jam shumë i lumtur që skuadra nuk i humbi ekuilibrat. Flamurtari luan një lojë të rrjedhshme dhe është shumë i fortë në ajër, por ne luajtëm lojën tonë dhe dolëm aty ku donim, jo me topa ajrorë. Është një fitore e çmuar, por nuk ka mbaruar asgjë, natyrisht.

“Plaku? Është pjesë e skuadrës, meritë kanë të gjithë. Ai është bërë vendimtar, ashtu si portieri Avdylaj këto kohë, por nga ana tjetër e gjithë skuadra ka dhënë gjithçka dhe të gjithë duhen konfirmuar patjetër për të ardhmen.

“Mbijetesa? Nuk jemi të sigurt, nuk ka mbaruar asgjë, sepse kemi dy beteja. Nuk do të luajmë për një pikë në ndeshjen e ardhshme, do të luajmë vetëm për fitore, sepse është më keq kur ndërton një ndeshje për barazim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online