Agolli i thotë lamtumirë Champions, tani playoff i Europa League!

Karabaku nuk ia ka dalë të përmbysë BATE Borisovin në Bjellorusi, teksa skuadra kampione në fuqi ka barazuar 1-1, duke u mjaftuar me suksesin e arritur në sfidën në Azerbajxhan, një javë më parë (1-2).

Ndeshje me shumë tension, teksa pikërisht skuadra e Ansi Agollit, që ka qëndruar në stol për 90 minuta, ashtu si shumë herë këto ndeshjet e fundit, ka marrë edhe të kuq, pas tre të verdhave.

“Vrasësi” i Kukësit, Inosent Emergara ka dalë me të kuq, teksa deri në atë moment ndeshja ishte në barazim 1-1. Vendësit shënuan të parët me anë të Ivaniç pas 20’, teksa ishte Mishel ai që barazoi në të 55’.

BATE, në playoff Champions, përballë do të ketë PSV Eindhoven, por edhe nëse eliminohet, ka siguruar kualifikimin në grupet e Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online