Edhe pse u bënë më shumë se 2 vjet nga ndeshja legjendare mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor Mcgregor, inati mes tyre duket se vazhdon të jetë i gjallë. Ditën e sotme, menaxheri i kampionit të botës, Ali Abdelaziz, ka ofenduar me fjalë të rënda irlandezin duke e quajtur atë një ‘kur’vë’ që zgjedh kundërshtarët më të lehtë dhe shmang sfidat e vërteta.
Në rrjetin social Instagram, agjenti i Nurmagomedov shkruan këto fjalë. ”Është si një prostitutë e vjetër, kërkon vetëm vëmendje. Kishte mundësinë për tu përballur me Justin Gaethje, por zgjodhi luftëtarin më të lehtë, Donald Cerrone. Tani thotë se është i pensionuar, gjë që nuk është fare e vërtetë. Thjesht bën drama sepse nuk mori atë që deshte. Nëse do të luftojë përsëri diçka, duhet të ndeshet me Jorge Masvidal ose Tony Ferguson. Duhet të jetë aktiv.”
Ali Abdelaziz dhe Conor Mcgregor kanë një histori të gjatë së bashku përplasjesh. Më herët Mcgregor e ka akuzuar agjentin e Nurmagomedovit si një terrorist që duhej “zhdukur” nga Amerika, pasi mori vesh lajmin që ky i fundit ishte dënuar për dokumenta false në vitin 2001. /Sport Ekspres/