Gustavo Gomez-Boka Zhuniors, transferimi nuk do të kryhet. Milani refuzoi ofertën e klubit argjentinas, por cili ishte problemi real? Sipas agjentit të mbrojtësit paraguaian, nuk është thjesht çështje financiare.
“Nuk dua të flas për sherrin e përfolur në selinë e Milanit. Por ju garantoj që Milani është në një moment hutimi dhe rrëmuje totale. Uroj që klubi kuqezi të përfaqësohet në të ardhmen nga persona në lartësinë e duhur. Nëse merr lojtarë të kategorisë së tretë apo të katërt dhe i fut në Serinë A, mos u habit nëse pastaj bën figurë të shëmtuar. Nëse nuk ke nivel intelektual e profesional për të drejtuar një klub të madh, por gjithsesi ta lenë në dorëzim, rezultatet nuk janë të mira. Tani të gjithë, futbollistë, drejtues e trajnerë, qeshin me situatën që është krijuar te Milani”, deklaron Augusto Paraha për ‘Tuttosport’.
“Ne na trajtuan shumë keq, pa arsye. Drejtuesit e Bokas erdhën nga Buenos Aires, sollën një fanellë si dhuratë dhe në këmbim nuk u dhanë as një kafe, imagjinoni pastaj si shkoi mbledhja. Ata ofruan 5 milionë, pastaj 6 milionë euro për Gustavon, por vetëm refuzim, edhe pse do ishte një biznes i shkëlqyer për Milanin. As në Serinë C argjentinase nuk sillen kështu. Edhe para 6 muajsh e njëjta histori, kur u paraqita me një ofertë konkrete të Fenerbahçes”.