Erzeni tenton sërish, trajneri i ri është Gentian Stojku

Janar absurd për Erzenin, që në fillim të muajit humbi trajnerin Dorian Bubeqi dhe që atëherë po tenton të gjejë pasues, por fillimisht Elvis Plori refuzoi, edhe pse u konsiderua çështje e mbyllur, ndërsa më pas Nevil Dede shkoi në Shijak dhe nisi punë, por për arsye personale vendosi të tërhiqej, duke lënë sërish bosh stolin shijakas.

Kjo situatë deri dje, sepse tashmë drejtimin e Erzenit e merr Gentian Stojku. Një ish-futbollist i nivelit të lartë në Superiore, shënues i dalluar për shumë vite, 43-vjeçari ka nisur karrierën e trajnerit prej vitit 2012 dhe ka drejtuar Gramshin, Sopotin, Pogradecin e Tomorin. Në Pogradec bëri një punë të shkëlqyer, me rezultate mjaft pozitive e lojë të bukur, ndërsa sezonin e shkuar në Berat vuajti problemet e një klubi aspak të organizuar dhe kritikat e tifozëve të zhgënjyer dhe gazetarëve lokalë.

Tani elbasanasi rikthehet në drejtim dhe e nis nga Erzeni, skuadër që grumbulloi 16 pikë në 12 ndeshjet e para të kampionatit, ecuri zhgënjyese, që ka detyruar drejtuesit të bëjnë revolucion në janar, me shumë largime e afrime. Që të dielën një provë zjarri për Stojkun, sepse Erzeni pret Besën dhe tifozët shijakas janë kuriozë të shohin ekipin e ri në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online