Afrimi më i dështuar i Partizanit! Pritej të ambientohej me Shqipërinë, largohet menjëherë nga kryeqyteti

Roberto Dominguez është larguar nga Partizani duke qenë lëvizja e parë në kryeqytet. Mbrojtësi i ardhur nga El Salvadori rezultoi si afrimi i dështuar i të kuqëve në merkaton e janarit, megjithëse priste që të merrte një rol titullari duke ditur se ka qenë pjesë e kampionateve që kanë pasur lojë më shumë fizike edhe se Superiorja.

Megjithatë mbrojtësi 23-vjeçar dhe klubi kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin duke numëruar vetëm dy ndeshje si titullar. Fillimisht Dominguez luajti kundër Kukësit, për ta mbyllur edhe me Bylisin si titullar. Shumë pak që tifozët ta përcaktonin, por mjaftueshëm për Dajën që e ka pasur afër edhe në seancat stërvitore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *