Afrimi i parë i Tiranës, nesër pritet firma mbi kontratë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zyrtarisht nga Tirana janë larguar Dejan Blazhevski dhe Sedat Berisha, ndërkohë që ende nuk është afruar asnjë lojtar. Kjo situatë pritet të ndryshojë dhe kjo më shumë mundësi ditën e nesërme. Afrimi i parë do të jetë një mbrojtës.

Bëhet fjalë për Jurgen Goxhën, i cili e mbylli pjesën e parë të sezonit tek Erzeni. Ai ra në sy madje edhe për golat e shënuar, 7 në 12 ndeshje. Për t’u pasur zili kur flitet për një qendërmbrojtës, i cili në të shkuarën ka luajtur edhe me Ilirinë, Besëlidhjen e Shënkolli.

Goxha në stërvitje me Tiranën

Sportekspres.com mëson se sot Goxha ka tërhequr lejekalimin nga Erzeni, klub që nuk e ka penduar mbrojtësin të provojë eksperiencën e parë në Kategorinë Superiore. Tashmë nuk ka më asnjë pengesë dhe pritet firma mbi kontratë, gjë që pritet të ndodhë nesër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *