Afrimi i bujshëm i Vllaznisë në këtë merkato të verës, vjen Bruno Telushi në skuadrën e Brdariç

Në Shkodër e prisnin prej kohësh, por vetëm në ditën e sotme pritet që të vijë zyrtarizimi. Bruno Telushi do të shtojë cilësinë e ekipit të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm, ndërsa ky afrim konfirmon edhe njëherë tjetër se skuadra e Brdariç pretendon për titullin kampion.

“Sporti nga Bajraktari” ka konfirmuar arritjen e akordit mes palëve. Për më tepër e konfirmuar edhe nga vetë Bruno Telushi që do të luajë me Vllazninë në sezonin e ardhshëm. Sot do të hidhet firma mbi kontratë dhe gjithçka do të zyrtarizohet brenda pak orësh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *