Administratori Bregu: Tomori i mirëpritur, fusha vendos gjithçka

Java e 19-të e Kategorisë së Parë rezervon një sfidë të veçantë në Grupin B, teksa do të ndeshen mes tyre Apolonia-Tomori. Prej disa kohësh ka patur një “luftë” virtuale mes klubeve, pasi Komisioni i Disiplinës vendosi që ndeshja e javës së 16-të mes këtyre dy ekipeve të regjistrohej me fitoren 0-3 të fierakëve në tavolinë. Gjithashtu pati edhe dënim fushe, si dhe pezullim të trajnerit Santiliano Dule dhe zëvendësit të tij, Arben Paja.

Dhe është faza e tretë që e përball përsëri këtë çift, por këtë herë në Fier. Apolonia renditet në vendin e dytë me 12 pikë dhe Tomori në vendin e 3-të me 9 pikë. Kuptohet në pesëshen e dytë të grupit B, ku luftohet për qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Për SportEkspres.com, administratori i klubit të Apolonisë, Olsi Bregu, deklaron se asgjë e keqe nuk ekziston mes këtyre dy klubeve. Madje ai shton se gjithçka ndodhi në Berat i përket së shkuarës dhe te skuadra e tyre nuk ka asnjë ndikim për vazhdimësinë.

“Ajo ndeshje ka kaluar për ne dhe i përket së shkuarës. Nuk do të ketë asnjë ndikim negativ për vazhdimësinë, përkundrazi, në fundjavë ne do ta mirëpresim me shumë respekt Tomorin në Fier, pa asnjë kompleks nga ajo sfidë. Për ne është ndeshja e radhës dhe e hapur për çdo rezultat, që vetëm fusha do ta vendosë”, deklaroi administratori Bregu.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online