Adeni: Kemi një ekip solid, mund të shënonim më shumë

Shënoi në Lushnjë, shënoi edhe dje. Xhejms po bëhet më i rëndësishëm për Skënderbeun edhe me gola, jo vetëm më volumin e lojës që kryen. “Tani që po shënoj rregullisht, pikërisht tani, duhej të vinin pushimet, si për të më shkëputur nga ky “zakon”. Ishte ndeshje e vështirë, qoftë për forcën e kundërshtarit, ashtu edhe për ambientin e ftohtë në Korçë, si pasojë e temperaturave të ulëta dhe mungesës së tifozëve. Pësuam gol me një penallti shumë të dyshimtë dhe mund të them se ajo na nxehu më shumë. Barazuam që në pjesën e parë dhe në dhomat e zhveshjes trajneri na karikoi dhe na motivoi. Kemi një ekip mjaft solid dhe të fortë, kjo na e bën më të thjeshtë për të marrë fitoren edhe kur nuk luajmë mirë. Për mendimin tim, mund të kishim shënuar më shumë. Më vjen mirë që diferenca mbeti ashtu siç ishte. Ky ekip e ka marrë rrugën tashmë drejt titullit dhe askush nuk mund t’ia heqë duart prej trofeut”, – tha nigeriani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online