Mesfushori gjakovar flet për ndeshjen me Litenshtejnin, krahasimin mes De Biazit dhe Panuçit
Jurgen Zela
Amir Abrashi e nisi nga minuta e parë ndeshjen e së shtunës me Litenshtejnin, duke sinjalizuar që do të jetë një element i kyç dhe në skuadrën e teknikut të ri Kristiajn Panuçi. Pas ndeshjes, mesfushori i cili aktivizohet në Bundesligën gjermane ka dhënë një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres” ka folur rreth situatës në Kombëtaren, duke nisur me ndeshjen me Litenshtejnin, dhe faktin se ishte ndeshja e parë e trajnerit Panuçi: “Kemi dashur që ta nisim me fitore këtë nisje të re me trajnerin Panuçi. E dinim se do të ishte vështirë, pasi e kishim parë dhe ndeshjen e parë në Litenshtejn ku e patëm jo pak të lehtë. E prisnim që në pjesën e parë do të mbylleshin mirë dhe ashtu ndodhi, pasi mbaroi 0-0. Në pjesën e dytë pritëm mundësinë tonë dhe shënuam golin e parë. Më pas arritëm që të shënonim dhe golin e dytë”.
Një rokadë trajnerësh në mes të edicionit, mund të jetë një ndryshim i madh për disa lojtarë, por për gjakovari nuk i dallon dot dy teknikët italian, duke i cilësuar shumë të zotë për sa i përket anës taktike, por pa veçuar asnjërin: “Të dy janë super trajnerë. Si De Biazi dhe Panuçi janë shumë të zotë taktikisht. Për mua nuk kanë ndryshim. Të dy kërkojnë maksimumin dhe ne na takon që të japim maksimumin”.
Përballja e radhës do të jetë ajo me Maqedoninë, një ndeshje e rëndësishme, pasi luhet për vendin e tretë. Lojtari i Frejburgut, tregohet i vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë, duke e lidhur me ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkodër: “Me Maqedoninë e kemi pasur vështirë lojën e parë në Shkodër dhe e dimë që do të jetë vështirë dhe në ndeshjen e kthimi. Ne kemi forcën tonë dhe e dimë se duhet të japim 100%. Duhet të japim maksimumin”.
Sa e vështirë do të jetë kjo ndeshje? Abrashi tregohet i sinqertë duke thënë se çdo ndeshje është e vështirë, por në mënyrë të veçantë kujton Serbinë, megjithatë duke e shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë: “Çdo ndeshje ka vështirësinë e saj. Edhe në Serbi ka qenë një ndeshje e vështirë edhe në Strumicë do të jetë vështirë. Ne jemi futbollistë dhe kemi për të qenë gati, për këtë ndeshje që do të jetë e vështirë”.
Në “Elbasan Arena” binte në sy që tifozët kuqezi nuk e kishin mbushur stadiumin, siç na kishin mësuar. Të ndikuar nga kundërshtari, por dhe çmimet e kripura lojtarët, normalisht që nuk u ka pëlqyer dhe lojtarëve që do e donin stadiumin plot. Abrashi e mbyll prononcimin e tij, duke treguar se si mund të ndikojnë për t’i rikthyer tifozët në stadium: “E dinim që do të ketë më paka tifozë. Ne duhet që të përqendrohemi maksimalisht që të fitojmë që tifozët të afrohen përsëri. Ne duhet të japim maksimumin. E mira do të ishte të kishte pasur më shumë tifozë”, përfundon mesfushori. Abrashi me kuqezinjtë numëron 27 prezenca me Shqipërinë, por duke mos arritur që të gjejë rrugën e rrjetës.