Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 16-të

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, sipas skemës 1-4-3-3.

Në portë është Mario Dajsinani i Egnatias.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Blerim Kotobelli (Teuta), Aurel Marku (Bylis) dhe Albion Marku (Partizani).

Në mesfushë janë Sherif Kallaku (Vllaznia), Ermal Meta (Tirana) dhe Isi Manellari (AF Elbasani).

Treshja e sulmit përbëhet nga Alessandro Albanese (Egnatia), Xhuliano Skuka (Partizani) dhe Zé Gomes (AF Elbasani).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.