Abissnet Superiore/ Mario Dajsinani, futbollisti më i përzgjedhur në formacionin e javës nga trajnerët e ekipeve Kombëtare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mario Dajsinani është futbollisti më i përzgjedhur në formacionin e javës të “Abissnet Superiore” nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave.

Sipas statistikave, portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare është përzgjedhur 7 herë në 18 javët e para të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Dajsinani ka qenë një nga pikat kyçe të Egnatias, duke luajtur rol vendimtar me pritjet e tij dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultate të rëndësishme. Egnatia kryeson kampionatin me 37 pikë, katër më shumë se AF Elbasani i vendit të dytë.

Pas Dajsinanit, futbollistët që janë përzgjedhur më shpesh në formacionin e javës në 18 javët e para të kampionatit janë Albano Aleksi (Egnatia), Arbenit Xhemjali (Egnatia), Bruno Lulaj (AF Elbasani), Diallo Ibrahima Sory (AF Elbasani), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Dejvi Bregu (Dinamo City), nga 5 herë secili.