Abissnet Superiore / Luhet java e fundit e fazës së dytë, spikatin derbi i veriut & Egnatia – Tirana

Kampionati “Abissnet Superiore” do të ulë siparin për këtë vit me javën e fundit të fazës së dytë që do të luhet në datat 22,23 dhe 24 dhjetor.

Të premten në orën 17:00 do të zhvillohen dy sfidat e parë të javës së 18-të. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do përballet me Dinamo City, ndërsa në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Skënderbeun.

Të shtunën më datë 23 dhjetor do të luhet derbi i veriut, Laçi – Kukësi. Sfida është e programuar të nisë në orën 13:30.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave do të luhen të dielën më datë 24 dhjetor. Në stadiumin “Arena Egnatia” kryesuesit e Abissnet Superiore Egnatia do të përballet me Tiranën në një duel që premton spektakël. Java e 18-të do të mbyllet me sfidën Partizani – Erzeni që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online