“Abissnet Superiore“ do të rikthehet në mesjavë. Skuadrat e elitës së futbollit shqiptar do të zbresin përsëri në fushë në datat 2 dhe 3 mars. Të mërkurën e ardhshme do të zhvillohen paralelisht dy sfida mjaft interesante si Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana. Të dyja këto duele do të luhen në orën 16:45.
Ndërkohë më datë 3 mars do të zhvillohen edhe tre ndeshjet e tjera të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”-s. Në orën 13:45 Kastrioti pret Skënderbeun në një finale të drejtpërdrejtë për mbijetesës. Në po të njëjtin orar, Egnatia sfidon Laçin në transfertë, me dëshirën për t’i rrëmbyer pikë. Ndërkohë java e 23-të e kampionatit shqiptar do të mbyllet me ndeshjen Vllaznia-Dinamo, e cila do të luhet në Shkodër në orën 16:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 23-të e “Abissnet Superiores”:
E mërkurë, 2 mars
16:45 Partizani – Kukësi
16:45 Teuta – Tirana
E enjte, 3 mars
13:45 Kastrioti – Skënderbeu
13:45 Laçi – Egnatia
16:45 Vllaznia – Dinamo