Abilaliaj: I pakuptimtë fillimi i pjesës së dytë

Ish-sulmuesi vlonjat Arbër Abilaliaj, i cili ka luajtur edhe për Skënderbeun në karrierën e vet, ishte në rolin e analistit në RTSH për ndeshjen Dinamo Kiev-Skënderbeu. Edhe Abilaliaj ka mbetur i habitur jo aq nga humbja, sesa nga fillimi i pjesës së dytë.

Pjesa e parë ishte fantastike dhe menduam se ishim të barabartë me kundërshtarin. Më pas erdhi ai “black-out” dhe është për të ardhur keq, nuk e kuptuam çfarë ndodhi. Goli i tretë mbylli gjithçka dhe është për të ardhur keq, sepse Skënderbeu nuk luajti keq dhe disa lojtarë luajtën mjaft mirë. Goli i parë i Dinamos ishte i paevitueshëm, aksion perfekt. Goli i dytë erdhi për një vendosje të gabuar të mbrojtjes dhe pati shumë konfuzion në ato minuta. Më pas, penalltia ishte vendim i prerë i arbitrit, nuk pati ndonjë dyshim për faullin e Micit, duke i dhënë edhe karton të verdhë.

Soue? Luajti mirë, tërhoqi skuadrën, mbante top dhe vinte nën presion kundërshtarët, por Skënderbeu nuk mund të luante në gjithë fushën dhe ta mbështeste si duhej Souenë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online