Kristal Abazaj ishte lojtari më i mirë në fushe dhe pas ndeshjes për “Supersport” ka dhënë prononcimin e tij, duke treguar se ka arritur formën e tij më të mirë. Po ashtu ka kujtuar humbjen me Partizanin, të cilën e konsideron të pafalshme. Nuk ka munguar as një koment për një mundësi për të qenë në krah të Gurit.
“Bëmë një gabim të pafalshëm me Partizanin, për një ekip që pretendon Europën. E kaluam të ndeshje dhe ndikoi edhe me Kukësin, duke marrë 3 pikët”.
“Vija pas 3-4 ndeshje me lëkundje,. Ka pasur probleme fizike dhe skam dhënë maksimumin tim. Kur jam 100% jap më të mirën time, si sot. Jam shumë i lumtur për lojën por më shumë për 3 pikët”.
“Ne jemi skuadër e fortë dhe jemi të vetëdijshëm për humbjen atje”.
“Do formonim një dyshe shumë të mirë me Gurin, të çanim Superioren”.