Gjoka: Nuk kishim urinë e zakonshme, por ishte ndeshje e ndërlikuar

Ernest Gjoka e pranon qetësisht barazimin ndaj Partizanit. Ishte një ndeshje e ndërlikuar me një rival mjaft cilësor dhe në formë, ndërsa Vllaznia pati probleme edhe me dëmtimet, ndaj pika ishte e pranueshme, edhe pse trajneri i Vllaznisë e pranon se i duhen fitoret.

“Barazim me Partizanin, i kënaqur pa pësuar?
Sigurisht, skuadra ka gjetur ekuilibër, e nuk po pësojmë. Megjithatë, duhen pikët, sepse rrezikojmë.
“Sukaj i izoluar? Xhevahiri sakrifikoi, punoi shumë, luftoi dhe fitoi disa topa, por u mbulua shumë mirë.
“Mbrojtja dha kontribut të rëndësishëm, edhe portieri luajti një ndeshje shumë të mirë, ndaj skuadra është më e qetë në fushë.
“Kërkuam të aktivizonim sa më shumë krahët, por në pjesën e dytë erdhën dy dëmtime dhe u prish ritmi i skuadrës, pasi edhe Krymi pati probleme fizike, edhe Vucaj, ndaj skuadra u drojt pak për të shkuar përpara.
“Kërkuam të fitonim, edhe pse jo me urinë e zakonshme. U munduam, por Partizani ka ekip cilësor dhe ishte një ndeshje e vështirë, ku kërkohej kujdes i madh. Duhej ekuilibër i madh, të mos pësonim dhe të godisnin, ndaj skuadra u duk më pak sulmuese”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online