Abazaj: Jam i Luftëtarit, nuk mendoj për të ardhmen

Sulmuesi i Luftëtarit, Kristal Abazaj, fundosi sot me dy gola Skënderbeun, skuadrën e tij të ardhshme. Nuk festoi Abazaj, por kjo nuk ka lidhje me profesionalizmin e tij, që sot ishte në shkallën sipërore, duke mos e tërhequr këmbën asnjëherë dhe duke dhënë gjithçka.

“Golat i ndjeva, por ashtu e mendova në atë moment, të mos festoja. Treguam se jemi një skuadër e vogël që mund të luajmë si një skuadër e madhe. Kanë ardhur lojtarët e duhur, tani jemi të kompletuar dhe shohim vetëm përpara.

“Nëse Skënderbeu humbet titullin nga kjo humbje? Nuk ka pse ndihem keq, e kam thënë edhe më parë, do të jap maksimumin për ekipin ku luaj. Për të ardhmen është diskutim që nuk ka lidhje.

“Skënderbeu si trampolinë? Nuk mund të flasim që tani për Skënderbeun, të shohim në verë, tani mendoj vetëm për Luftëtarin.

“Shkurtaj? Na ka ndihmuar shumë prania e tij, sepse është futbollist i fuqishëm, që krijon repart. Luftonte shumë edhe Lamçja, por nuk kishte shtatlartësinë e Shkurtajt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *