Abazaj e thotë hapur: Dua të luaj jashtë!

Se bashku ne Dejvi Bregun, Kristal Abazaj është njeriu i momentit në Superiore dhe vlera e tij në treg sa vjen e shtohet. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 realizoi golin e javës dhe ndoshta të sezonit në fitoren historike 5-0 të Luftëtarit ndaj Partizanit.

Tani 21-vjeçari, i ftuar në “Zona Gol” nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdejtë nga Gjirokastra, flet për të ardhmen e tij: “Jam i përqendruar te Luftëtari, jam nën kontratë dhe nuk varet nga unë. Megjithatë, nuk e mohoj që do të dëshiroja të provohesha jashtë, në ndonjë kampionat cilësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *