A rrezikon të jesh jashtë Europianit? Arbnor Muja i përgjigjet gazetares: Dua ta ndihmoj Shqipërinë në Gjermani

Disa ndryshime pritet të ketë në listën e fundit të Silvinjos për Europianin e Gjermanisë, ku disa prej emrave të Kombëtares së tanishme, mund të ngelin jashtë. I ftuar në “Sporti në Klan Kosova”, Arbnor Muja është pyetur nga ana e gazetares nëse rrezikon të mbetet jashtë listës së Shqipërisë.

“Kombëtarja është më ndryshe nga ekipi. Fillimisht duhet të performosh mirë te ekipi, të jesh aktiv. Nëse luaj mirë te ekipi, nëse jam në formën e duhur, normalisht që e pres ftesën në Europian. Shpresoj të jem në formën e duhur, dëshiroj shumë që të jem në Europian dhe të ndihmoj Kombëtaren”, tha Muja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online