Tifozët kroat të Dinamo Zagreb shkaktuan shumë rrëmujë në Athinë gjatë ndeshjes me AEK. Atje është vrarë edhe një tifoz i AEK. Për këtë arsye, policia në Greqi ka bërë mbi 100 arrestime të tifozëve kroat.
Një reagim i ashpër ka ardhur nga presidenti kroat Zoran Milanovic. Ky i fundit është shprehur kundër autoriteteve greke dhe ka ngritur hipotezën se tifozët që shkaktuan trazirat po çohen në burgjet e Greqisë që të përdhunohen atje.
“Policia ka të drejtë t’i ndalojë për pesë ditë. Dhe nëse ata 100 janë ende prapa hekurave, kjo është një sjellje e çuditshme. Por qytetarët kanë të drejtat e tyre. Rrethanat e vrasjes nuk janë zbardhur ende.
Ata u shpërndanë nëpër burgje për t’u rrahur e përdhunuar. Kishin pesë ditë kohë për të gjetur parazitët e një grupi njerëzish dhe shkuan e i arrestuan të gjithë. I shpërndanë në të gjithë vendin që të dhunohen. Nëse ky është sot Bashkimi Evropian, më mirë të mos e kemi”, tha Milanovic. /Sport Ekspres/