“A je ti trajneri i Tiranës?”! Egbo tregon fenomenin e veçantë: Më ndalojnë policët dhe 80-90 vjeçarët në rrugë…

Egbo është një hap larg bërjes realitet të ëndrrës së gjithë tifozëve bardheblu, teksa vetëm një ndeshje i ndan nga grupet e Europa League. E nëse do ia dalë të thyejë gjithë parashikimet e të mposhtë Jang Bojs në Zvicër, atëherë pa frikë mund të themi se nigeriani ka bërë sezonin perfekt në stolin e Tiranës. Megjithatë suksesi i prekur deri më tani e ka kthyer në qendër të vëmendjes, duke e bërë të njohur edhe për pjesën tjetër të shqiptarëve, që ndoshta nuk janë tifozë të bardhebluve. Në një intervistë të dhënë për “Complete Sports”, Egbo rrëfen se tashmë e ndalojnë policë apo persona të moshuar 80-90 vjev dhe e pyesin nëse është trajneri i Tiranës.

“Ne besojmë te vetja jonë. Gjithmonë besojmë se mund ta t’ja dalim. Kur vetëbesimi te lojtarët është i lartë, atëherë rezultatet vijnë. Crvena Zvezda është një ekip i fortë në të gjitha standartet në Europë. Doja të fitonim, po të humbasësh 1-0 kundër një skuadre aq të madhe flet shumë për kualitetin dhe potencialin e ekipit tonë. Tani lojtarëve u është rritur vetëbesimi dhe janë të gatshëm të ndeshen kundër çdo skuadre.

Jang Bojs janë një klub i madh në Europe, por jam optimist se lojtarët e mi do të ndeshet dhemb për dhembë. Për mua është një lumturi dhe krenari të trajnoj këtë skuadër në kompeticionet europiane. Në vitin 2004 luajta në kontinentin europian me Tiranën si një lojtar, ndërsa tani po i drejtoj sërish në kontinet si një trajner dhe jam i kënaqur për këtë.

Ndonjëherë, kur eci rrugëve, policia apo njerëz të moshuar rreth 80-90 vjeç më ndalojnë dhe më pyesin: ‘A je ti trajneri i Tiranës?‘. Jo çdokush mund të jetë tifozi jot, E njëjta gjë ndodh edhe në Nigeri. Por më duhet ta them se 90% të tifozëve këtu i kam pas meje dhe jam i lumtur për këtë”, ka thënë Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *