A ishte një lëshim nga Tiroli? Flet heqja e Xhakomo Vrionit, i dhanë një ndihmë ish-lojtarit të Skënderbeut dhe Atdhe Nuhiut në Austri

Një festë e madhe është bërë në ditën e djeshme nga Altach në Austri. Kjo skuadër u përballë kundër Tirolit atje ku fitoi me shifrat 2-1. Altach quhej një skuadër e rënë nga Kategoria pasi në gjithë kampionatin nuk kishte grumbulluar pikët e duhura as për ta quajtur se u largua me kokën lartë apo me përfaqësim dinjitoz.

Por në javën e fundit mbërriti “ringjallja”, për të kaluar te finalja ndaj Tirol. Nëse Altach do të fitonte në këtë takim, do të siguronte mbijetesën. Kështu ndodhi, teksa golin e parë e shënoi Bakary Nimaga, ish-lojtari i Skënderbeut, ndërsa nga minuta e parë e nisi edhe Atdhe Nuhiu që nuk shënoi.

Ajo që u vu re ishte fakti se trajneri i Tirolit la Xhakomo Vrionin në stol. Një mëshirim ky i trajnerit të Tirolit që i kushtoi sadopak edhe lojtarit shqiptar që ishte vetëm tre gola larg golashënuesit më të mirë të kampionatit, Adeyemi, që pak ditë më parë u zyrtarizua nga Salzburg te Dortmundi.

Por me ato pak minuta që iu paraqitën në fushën e blertë, Vrioni arriti të ndëshkonte kundërshtarët për të ngushtuar shifrat në 2-1. Sigurisht që nëse do ta niste nga minuta e parë, historia mund të përfundonte ndryshe për Vrionin që na ka mësuar me tripleta në këtë sezon, por i ndryshëm mund të ishte edhe fati i Altach. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online