A është Zivkovic një Pejic i ri? Safet Gjici e ul me këmbë në tokë: I erdhi topi dhe bëri golin, prandaj paguhen më shumë

Safet Gjici e ka ulur me këmbë në tokë Zivkovic. Ky sulmues gjeti golin e dytë me Kukësin kundër Kastriotit, pasi kishte arritur të realizonte edhe me Vllazninë. Në Fair Play është ngritur pyetja nëse Zivkovic është Pejic i ri, por Gjici e ka ulur me këmbë në tokë.

“Sigurisht që ka të dhëna të mira. Ka bërë dy gola në tre ndeshje, rruga është e mirë. Por dy golat i ka bërë në dy ndeshje që janë humbur, për mua kanë rëndësi pikët. I erdhi topi dhe shënoi gol, prandaj sulmuesit paguhen më shumë se të tjerët, për këtë punë. A do të shkojë larg? Mesa më thonë, nga ana teknike nuk është atje ku duhet akoma”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *