A është një rastësi fati 3 herë radhazi? Numri i fanellës së Chelsea ka përcaktuar gjithmonë fituesin e Botërorit, këtë herë i shkon…Marokut

Teoritë konspirative ngjallin gjithmonë interes te tifozët dhe këtë herë rrjetet sociale po ziejnë për shkakun e një rastësie fati. Numri i fanellës së Chelsea përcakton gjithmonë fituesin e Botërorit. Kjo nisi me Juan Matan që mori fanellën me numër 10 në Stamford Bridge dhe Spanja u shpall fituese e Botërorit në 2010.

Më pas ishte gjermani Shchurle që mori numrin 14 dhe Gjermania fitoi Botërorin e Brazilit në 2014. Për të vazhduar me Giroud që veshi fanellën me numër 18 te Chelsea dhe Franca u shpall kampion bote. Ndërkohë si për ironi të fatit, është Ziyech që mban veshur fanellën me numër 22 te Chelsea. A do t’i shkojë Marokut ky Botëror? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *