Holanda sonte do të luajë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian dhe kundërshtari i saj është kombëtarja e Anglisë.
Është e qartë se holandezët kanë shanset e tyre në ndeshjen e sotme dhe nëse avancojnë do të përballen në finale me Spanjën, e cila mbrëmë eliminoi Francën.
Megjithatë, holandezët janë shumë interesantë për të gjithë për shkak se fanellat e tyre janë portokalli, edhe pse ngjyrat në flamurin e tyre janë të kuqe, të bardhë dhe blu.
Futbolli holandez prodhoi disa lojtarë fenomenalë si Johan Cruyff, Marco van Basten dhe Ruud Gullit.
Fanellat e tyre janë portokalli sepse është ngjyra e familjes mbretërore në këtë vend.
Komplimenti më i madh që mund të marrësh në këtë vend është kur dikush të thotë se je “princi i portokallisë”.
Krahas ekipit të futbollit, fanella me të njëjtën ngjyrë veshin edhe ekipet e regbit dhe hokejit të Holandës.
Interesant është edhe fakti se holandezët nuk janë të vetmit që kanë ngjyra të ndryshme të fanellave në krahasim me ngjyrat në flamurin e tyre.
E njëjta gjë ndodh edhe me fanellat e bardha të Gjermanisë, të cilat ndryshojnë nga ngjyrat e kuqe, të zeza dhe të verdha të flamurit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/