A do të kthehet Redon Xhixha te Tirana? Flet vet lojtari i Qarabag dhe mbyll historinë e dalë në media

Në media shqiptare është raportuar shumë për rikthimin e Redon Xhixhës te Tirana. Futbollisti i dalë nga bardheblutë, nuk po merr hapësirat e nevojshme te Qarabag. Ndërkohë në mediat azere u përfol rreth një huazimi të mundshëm të Xhixhës, dëshirë kjo e vet lojtarit.

Xhixha kërkon që të marrë me patjetër ftesën e Silvinjos në Europianin e Gjermanisë dhe për këtë arsye, stoli te Qarabag nuk mund të ishte një opsion për të. Por përtej historive të dala në media, ishte Redon Xhixha që në një prononcim për “Sport24” mohoi çdo thashethem: “Unë nuk kam dëshirë për të ndërruar ekipin tim tani, vazhdoj që të jem pjesë e Qarabag dhe do të vazhdoj karrierën time këtu”, u shpreh Redon Xhixha. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *