A do të kalojë te Tirana? Ditët në vijim do të tregojnë të vërtetën, Vllaznia falënderon Mevlan Adilin

A do të kalojë te Tirana? Mbrojtësi Mevlan Adili ishte shprehur në “Sport Magazine” para një muaj se nuk do të luajë me asnjë ekip tjetër përveç Vllaznisë në Superiore. Sipas tij nëse do të largohej nga shkodranët, kjo do të vinte vetëm në rast se mbërrinte oferta jashtë Shqipërisë.

Mbetet që të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e mbrojtësit, por pak minuta më parë Vllaznia ka zyrtarizuar largimin. “KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Mevlan Adili. KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në këto dy vite e gjysëm dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! Faleminderit Mevlan Adili!”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *