Stiven Shpendi kaloi një super sezon në kampionatin që lamë pas me Cesenan. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 ka ngjallur interesimet e disa klubeve, ndërsa në mediat italiane u përmend edhe Juventusi.
Por rasti i bardhezinjve duket më shumë një trillim mediatik. Në lidhje me një transferim të mundshëm te Juventusi, ishte vetë drejtori i Cesenas, Fabio Artico, që mohoi gjithçka. “Sinqerisht, deri më sot nuk ka asgjë, nuk ka pasur asnjë bisedë në lidhje me këtë çështje”, u shpreh Artico. /Sport Ekspres/