RTSH ka zbuluar takimin që do të jepet falas në këtë javë të Superiores. Elita e futbollit shqiptar do të kthehet në ditën e nesërme, teksa do të kemi dy përballje, ajo mes Bylis-Erzeni në 15:00 dhe Teuta-Vllaznia në 17:45.
Por padyshim që kryeqendra e vëmendjes është takimi që do të luhet në derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Megjithatë “RTSH” ka zgjedhur që për këtë javë të transmetohet takimi i “Niko Dovana”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/