A do të debutojë kundër Real Madrid? Trajneri i Granada-s i jep shpresë Myrto Uzunit: Shumë përvojë dhe ritëm…

Myrto Uzuni ka kaluar te Granada dhe do të jetë pjesë e La Liga-s. Ndeshja e parë e ekipit spanjoll me futbollistin shqiptar në përbërje do të jetë kundër Realit të Madridit. Por a do të debutojë sulmuesi shqiptar ndaj madrilenëve? Roberto Moreno, trajneri i Granadas është shprehur se Uzuni është gati për të dhënë kontributin e tij dhe për këtë arsye është stërvitur me lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

“Ka dy grupe brenda afrimeve të reja. I pari është i të rinjëve dhe që nuk kanë përvojë, por shumë ambicie, si Petrovic dhe Arezo. Grupi i dytë është Dani dhe Uzuni, që kanë më shumë përvojë dhe ritmin e duhur për të sjellë konkurrencën”, tha Moreno që nuk përjashton aktivizimin e Uzunit ndaj Realit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online