A do ta pranojnë politikanët edhe përjashtimin nga UEFA? Altin Sulçe: Mos u habisni në këtë vend, kanë 30 vite që na lënë pa BE dhe ju mendoni se…

Altin Sulçe ishte i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ku është diskutuar për zgjedhjet e reja të kreut të FSHF. Deri ku mund të shkojë limiti i politikanëve për ndërhyrjen në futboll? Këta të fundit po përgatiten për zgjedhjet në 2 mars, por pala tjetër nuk e lejon këtë gjë. A janë gati politikanët për një dënim të madh nga UEFA, për ta quajtur si një goditje të vogël dhe ta legjitimojnë për hir të ishullit të fundit? Për Sulçen, asgjë nuk përjashtohet.

“Duhet të njihemi me përfundimin e zyrtarëve të UEFA-s. Situata nuk është aq e qetë sa duket. Janë dy vendimet e Gjykatës që e bëjnë edhe më problematike. Kjo javë do të jetë e nxehtë. Këtu nuk duket ndonjë e gjë e çuditshme, në Shqipëri çfarë nuk ndodh. Politikanët nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët dhe kanë 30 vite që na lënë pa BE, ti kujton se u intereson nëse na lënë pa futboll?”, ishte pyetja retorike nga Sulçe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online