Afati i fundit është 3 qershori! Ishte mrekullia e La Liga dhe siguroi kalimin në Champions League, UEFA mund ta përjashtojë për shkakun e…Man City

Me 75 pikë në vendin e tretë në La Liga, 13 më shumë se Atletiko që është i pesti, Girona siguroi pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Një skuadër që nëse Real Madridi nuk do të ishte aq superior, me siguri që do të ishte në garën e titullit kampion deri në ndeshjen e fundit.

Megjithatë, prej kohësh dihet se Girona mund të mbetet pa luajtur në Champions League. Arsyeja është sigurisht Manchester City. Girona dhe Manchester City kanë të njëjtin pronar dhe për këtë arsye mund të ndodhë që skuadra katalanase sezonin e ardhshëm të mos marrë pjesë në garat elitare.

Kështu, City Group Football do të duhet të zvogëlojë aksionet e tij në klubin spanjoll, në mënyrë që Girona të luajë në Champions. Në 2017, City Group Football zotëroi 47 përqind të pronësisë të Girona, ndërsa UEFA thotë se lejohet vetëm mbajtja e 30 përqind të kapitalit ose vetëm 10 përqind nëse aksionari kryesor i tyre. E vetmja rrugëdalje është reduktimi i aksioneve dhe afati përfundimtar i vendosur është 3 qershori. /Sport Ekspres/