VIDEO/ Zhgenjimi i dukej qartë në fytyrë, reagimi i Jamalit për Topin e Artë bën jehonë

Harri Kejni është fituesi i Topit të Artë për vitin 2026. Sulmuesi anglez fitoi garën e tij me Mbapenë dhe Jamalin, duke marrë pjesën më të madhe të votave. Vëmendje të madhe pas njoftimit të fituesit mori edhe reagimi i Lamin Jamalit.

Talenti i Barcelonës kishte besim se do të merrte në duart e tij çmimin më prestigjoz për një futbollist, por në sallë ishte emri Kejnit ai që u thërrit. Jamali nuk u përpoq aspak për ta fshehur zhgënjimin. Kjo ndjesi dukej qartësisht në fytyrën e tij, e cila nuk kishte se si t’i shpëtonte kamerave. Reagimi i lojtarit spanjoll ka bërë jehonë të madhe në mediat botërore, teksa ishte mjaft i sinqertë dhe i pafiltruar./Sport Ekspres/