Trabzonspori përballet sot me Hearts-in në javën e dytë të Conference League-s. Sabah Kerjota ka folur për mediat skoceze në prag të kësaj sfide. Lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare ka shprehur hapur adhurimin e tij për yllin kundërshtar, Salahun. Madje ka zbuluar se ka kontaktuar me Ernest Muçin për të siguruar fanellën e egjiptianit pas ndeshjes.
“Salah është një nga më të mirët, jo vetëm për lojtarët te Hearts-it, por për çdo lojtar në botë. Ai është një nga heronjtë e mi. E kam ndjekur dhe jam përpjekur të mësoj prej tij.
A do të doja të merrja fanellën e Salah pas ndeshjes? Kam folur tashmë me futbollistin shqiptar që luan për Trabzonsporin dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares sonë. Shpresoj të siguroj një vend në formacionin titullar. Le të shohim. “Por, më mirë do të ishte të merrnim tri pikët. Kështu që, shpresoj që Salah të ketë një ndeshje të dobët të enjten”, është shprehur Sabah Kerjota./Sport Ekspres/