Paraqitja e Arijanet Muriçit mbrëmjen e sotme ka lënë për të dëshiruar. Gabimet e tij ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Më konkretishr, gafa e kryer në minutën e 30 i ka kushtuar golin Sasuolos.
Muriçi la zonën në përpjekje për të larguar topin me kokë, por doli huq me lëvizjen e tij dhe bëri që goli të ishte thjesht një lojë fëmijësh për Raimondon. Ndeshja deri në atë çast ishte në baraspeshë 1-1, por më pas shifrat kaluan në avantazhin e Frozinones. Këta të fundit triumfuan me rezultatin 4-2 ndaj Sasuolos dhe sigurisht që një pjesë e mirë e fajit bie mbi Arijanet Muriçin./Sport Ekspres/