Një situatë anormale është ajo që po kaplon Shkodrën pas ndeshjeve të Kombëtares. Vllaznia do të përballet kundër Diinamos në Superiore, por ndodhet në momentin më të papërshtatshëm të mundshëm.
Shkodra Live raporton se në stërvitjen e Vllaznisë zbriti edhe Alban Xhaferi, por jo ekipi, pasi pretendojnë rroga të pamarra dhe të prapambetura. Po sipas medias në fjalë, thuhet se në seancën stërvitore nga ekipi i parë ishim vetëm 4 lojtarë të rinj si Bizi, Uldedaj, Tahiri dhe Arës. Pas një mbledhje të bërë, më pas stërvitja ka vazhduar vetëm me 4 lojtarët që ishin në dispozicion nga ekipi i parë. /Sport Ekspres/