VIDEO/ “A do ta mbyllim ndeshjen?”! Biseda e arbitrit me Lionel Messin kundër Benin, kërkoi një konfirmim nga argjentinasi

Argjentina fitoi kundër Benin në shifrat 3-0. Një ndeshje e cila shërbeu si një ceremoni lamtumire për një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi. Ndërkohë shumë interesante ishte episodi në mbylljen e takimit.

Teksa portieri kundërshtar do të riniste topin nga zona e tij, arbitri bisedoi me Lionel Messin duke e pyetur nëse donte që ky takim të përfundonte. I lodhur dhe i rraskapitur, Messi e dha lejen duke e konfirmuar dhe më pas arbitri sinjalizoi menjëherë mbylljen e këtij takimi. /Sport Ekspres/