“Nuk ka ardhur për pushime këtu”, Luis Enrike i ashpër me blerjen e re të PSG-së: Duhet të zgjohet

Luis Enrike është treguar shumë i drejtpërdrejtë me lojtarin e ri të afruar në skuadër. Lukas Dinje iu bashkua PSG-së këtë verë, por rendimenti i tij e ka lënë të pakënaqur trajnerin. Luis Enrike i ka dhënë publikisht një mesazh të qartë mbrojtësit të Kombëtares franceze. Ai është shprehur se Dinje nuk ka ardhur me pushime në Paris, prandaj duhet të angazhohet më tepër në stërvitje.

“Dinje duhet të zgjohet. Është në rregull që ai pranoi rolin e zëvendësuesit, por nuk është këtu me pushime ose në pension. Nuno Mendesi nuk do të luajë gjithmonë dhe ai duhet të jetë gati. Ai duhet të angazhohet, ne nuk do ta pranojmë që ai të bëjë ndryshe” ka thënë Luis Enrike./Sport Ekspres/