Egnatia shkon në dhomën e zhveshjes me fitore, 45 minuta larg historisë

Egnatia është vetëm 45 minuta larg grupeve të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit e kanë përfunduar pjesën e parë të lojës në avantazh. Kampionët e Superiores i janë drejtuar dhomës së zhveshjes me rezultatin 0-1.

Sota tundi rrjetën e Lilestromit në minutën e 33-të dhe tashmë te Egnatia kanë shansin që në pjesën e dytë të lojës të ruajë epërsinë dhe të kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës. Në krahun tjetër, Dinamo është duke barazuar 1-1 në transfertën ndaj Pafosit. Megjithatë në lojë janë edhe të paktën 45 minuta për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/