Kjo merkato verore nuk ka shkuar siç pritj për Fisnik Asllanin. Pas sezonit të shkëlqyer që la pas transferimi dukej i pashmangshëm për lojtarin e Hofenhajmit. Kalimi i tij te Lajpcigu ishte thuajse i kryer, por rezultatet e testeve mjekësore bënë që drejtuesit e klubit gjerman të tërhiqeshin.
Por ëndrra e madhe për të hedhur një hap më shumë në karrierë duket se nuk është shuar ende. Sipas “Bild”-it, Borusia e Dortmundit nuk ka hequr dorë nga Fisnik Asllani. Gjiganti gjerman po e mendon si një alternativë të mundshme në rast largimi të Girasisë ose të Fabio Silvës./Sport Ekspres/