“A e dini çfarë? Do të keni trajner tjetër”, zbulohet fjalimi i Guardiolës: Turp, po më bëni të ndihem si një budalla

Sezoni i fundit nuk shkoi siç duhej për Pep Guardiolën, i cili u largua nga Mançester Siti. Atmosfera në dhomën e zhveshjes nuk ishte e njëjtë si më parë dhe kjo vërehet qartë edhe në videot e dala në publik nga “Amazon Prime”. Në fjalimin e mbajtur nga Guardiola pas humbjes me Leverkusenin në nëntorin e shkuar, dallohet zhgënjimi i madh me paraqitjen e lojtarëve. Ai e quan performancën e tyre të turpshme.

“Ndihem i mërzitur djema. Ndihem i zhgënjyer me veten për gjërat jashtëzakonisht idiote që përpiqem të bëj për t’ju ruajtur ju, për t’u bërë të sigurtë, për t’ju dhënë besimin se mund ta bëni. Ndihem si një budalla. Dhe a e dini se çfarë do të ndodhë? Ju do të keni një trajner tjetër. Performancë m*** që keni bërë, të gjithë ju. Është një turp djema. Jam tërësisht i lodhur. I lodhur. Jam i sfilitur, i shteruar. Dua të heq dorë. Jam i lodhur miqtë e mi, jam shumë i lodhur. Ndihem i vetmuar. Kur luani kështu, ndihem i vetmuar. Po shkoj t’ju mbroj në media”, është shprehur Pep Guardiola./Sport Ekspres/