Në Federatën italiane kanë përveshur mëngët për të gjetur trajnerin e ri të Kombëtares. Paolo Maldini ka pranuar se Pep Guardiola është objektivi i madh për të marrë drejtimin e “axurrëve”. Palët janë takuar, por nuk ka marrëveshje mes tyre.
Duket se as një emër i madh dhe i respektuar si Maldini nuk ka arritur ta bindë teknikun katalanas. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Guardiola e ka refuzuar ofertën për të drejtuar Italinë. “Jam i nderuar, por nuk e ndjej”, ka qenë përgjigja e Pep Guardiolës./Sport Ekspres/